09 nëntor 2026- Prokuroria e Posaçme vuri në hetim ish drejtoreshën e SHISH-it, Vlora Hysenin, edhe për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Rëndimi i pozitës penale të ish zyrtares është bërë në 30 tetor, pas vendosjes në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe akuzat janë bërë të njohura në Gjykatën e Posaçme të Apelit në 3 nëntor.
Dyshimet e reja janë ngritur pas disa të dhënash që SPAK ka gjetur në zyrën e biznesmenit Ergys Agasi, mbi disa shënime për transferta bankare.
Këto transferta të kryera në dy raste në mars të 2024, me një shumë prej 500 mijë eurosh, sipas SPAK kanë përfunduar në një kompani në Gjermani, e lidhur me vëllain e Hysenit.
Gazetari i Eni Ferhati, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan tha se hetimet kanë rënduar ndjeshëm pozitat e ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hysenit.
Ai tha se Prokuroria e Posaçme pretendon se Hyseni ka konsumuar edhe veprën penale të pastrimit të parave.
“Pozita penale është rënduar ndjeshëm, ajo dyshohet jo vetëm për korrupsion, por edhe për pastrim parash. SPAK thotë se është konsumuar vepër penale.
Në Gjermani kanë shkuar 500 mijë euro, me dy dërgesa. Kanë shkuar në Gjermani në kompani të lidhura më vëllezërit e znj. Hyseni.
SPAK ka dorëzuar prova të reja në Apelin e Posaçëm. Prokurorët mund të ndryshojnë edhe masën e sigurisë për Vlora Hysenin”, tha Eni Ferhati.
/tvklan.al




