Banka OTP Albania ka inauguruar mjediset e reja në rrugën e “Kosovarëve” në Tiranë.

Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të OTP Bank Albania, Bledar Shella, ky investim garanton shërbime të shpejta, staf profesional dhe zgjidhje moderne bankare për të garantuar shërbim cilësor për klientët.

Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të OTP Bank Albania, grupi OTP është vlerësuar ndërkombëtarisht për arritjet në fushën bankare.

Përmes këtij zgjerimi, OTP Bank forcon më tej praninë e saj në tregun shqiptar, duke rritur aksesin në produkte financiare inovative dhe të besueshme.

Klan News

/tvklan.al