Data Science është programi që është hapur për herë të parë këtë vit në Universitetin e “Fan Noli” të Korçës.

LoKy program studimi është në dy gjuhë, shqip dhe anglisht, dhe maturantët kanë treguar interes që në fazën e parë të regjistrimeve në universitet. Interes për këtë degë ka edhe nga të huajt.

“Dega Data Science ka regjistrime. Është një degë e re që japim këtë vit. Është thelbi ose bërthama e inteligjencës artificiale dhe është degë në dy gjuhë, shqip dhe anglisht”, u shpreh Lorenc Konomi, rektor i Universitetit të Korçës.

Numri i regjistrimeve në këtë fazë është i njëjtë me dy vitet e fundit. Interes vijohet të tregohet për degët që kanë lidhje me teknologjinë.

“Përsëri degët më të kërkuara janë ato të teknologjisë dhe infermieria. Vëmë re një ndryshim të madh tek Fakulteti Ekonomik: financa, menaxhimi, marketingu, turizmi… kanë regjistrime”, shtoi Konomi.

Regjistrime ka edhe në degët prioritare, ndërsa drejtuesit e universitetit presin që interesi të rritet edhe në javët në vijim. Në përfundim të procesit të regjistrimeve, do të jetë senati i universitetit që do të vendosë për degët që mbyllen.

Klan News

/tvklan.al