Rikthehet “Ezeli” në ekran me rolin më të ri të aktorit të famshëm Kenan İmirzalıoğlu! TV Klan sjell tre premiera ekskluzive, me superprodhime turke të mbushura me tradhti, sekrete, intriga dhe lojëra të rrezikshme. “Tradhtia”, “Mashtruesit” dhe “Sprova e Familjes” vijnë me histori të fuqishme dhe aktorë të njohur, duke sjellë emocione të reja për publikun shqiptar.
“Tradhtia” | Nga 6 nëntori, e hënë – e shtunë, ora 14:30

Nga kompania TIMS&B Productions, regjisori dhe skenaristi i “Tokë e hidhur”, vjen një tjetër superprodhim. Një prej dramave më të suksesshme, që ka kaluar kufijtë e Turqisë duke u shitur në tregje të shumta ndërkombëtare.
Gyzide Yenersoy është një gjyqtare e respektuar e gjykatës familjare, e drejtë, e vendosur dhe e përkushtuar ndaj familjes së saj. Për 30 vite ajo ka besuar se ka ndërtuar një martesë të lumtur dhe një familje të denjë. Por një rast i papritur do të bëhet fillimi i një serie zbulimesh që do t’i përmbysin jetën.
Kur e vërteta del në dritë, asgjë nuk do të jetë më si më parë. Me protagoniste Vahide Perçin, së bashku me Mustafa Uğurlu, Ercan Kesal, Feyza Sevil Güngör, Yusuf Çim dhe Caner Şahin.
Një prej dramave më të suksesshme të TIMS&B Productions, që ka kaluar kufijtë e Turqisë duke u shitur në tregje të shumta ndërkombëtare. Nga Italia, Spanja dhe Ballkani, deri në Amerikën Latine, Azi dhe Lindjen e Mesme, seriali po transmetohet në daytime dhe prime-time edhe në televizione të rëndësishme si Canale 5 në Itali, Antena 3 në Spanje, Telefe në Argjentinë, Chilevisión në Kili, Prva TV në Serbi dhe Nova TV në Kroaci. Një sukses ndërkombëtar që dëshmon fuqinë e historisë dhe të kastit të “Tradhtia”. Ajo besonte se kishte familjen perfekte… Por një e vërtetë do të rrëzonte gjithçka. 30 vite martesë. Një jetë e ndërtuar mbi besim… dhe një botë e tërë me gënjeshtra. Kur e vërteta del në dritë, asgjë nuk do të jetë më si më parë. A mund ta rindërtosh jetën pasi zbulon se gjithçka që besoje ishte një gënjeshtër?
“Mashtruesit” | Nga 2 nëntori, e hënë – e shtunë ora 18:20

Nga skenaristja Sema Ergenekon e “Sekrete familjare”, “Diamante dhe dashuri”, “Dashuri bardh e zi” dhe nga regjisori Ali Bilgin i “Sekrete familjare”, “Kuzgun”, “Xhesuri dhe e bukura”, vjen një dramë e mbushur me intriga, sekrete, ambicie dhe lojëra të rrezikshme.
Në qendër të historisë janë Ertani, një avokat i talentuar, i cili së bashku me të atin, Kadirin, nuk heziton të përdorë metoda të pazakonta për të fituar çështjet e tyre, dhe Asja, një grua që përballet me vështirësi të mëdha dhe detyrohet të përdorë zgjuarsinë dhe mashtrimin për të mbajtur familjen e saj.
Rrugët e tyre kryqëzohen dhe i përfshijnë në një botë ku pushteti, paratë, drejtësia, familja dhe sekretet janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Sa më shumë zbulohen sekretet, aq më shumë bëhet e vështirë të dallosh se kush është viktimë, kush është mashtrues dhe kush po kontrollon lojën.
Nga skenaristja Sema Ergenekon e “Sekrete familjare”, “Diamante dhe dashuri”, “Dashuri bardh e zi”, “Gylperi”, “Gymysh”, etj. Nga regjisori Ali Bilgin i “Sekrete familjare”, “Kuzgun”, “Xhesuri dhe e bukura”, “Vrasje të vogla”, “Shamikuqja”, etj. Roli më i fundit i aktores Hilal Altınbilek (Zylejha “Tokë e hidhur” & Shebnem “Jeta ime e mrekullueshme”), së bashku me Burak Deniz. Një dramë e mbushur me intriga, sekrete, ambicie dhe lojëra të rrezikshme, ku e vërteta dhe gënjeshtra ndërthuren në çdo hap. Në qendër të historisë janë Ertan, një avokat i talentuar i cili së bashku me të atin, Kadirin, nuk heziton të përdorë metoda të pazakonta për të fituar çështjet e tyre, dhe Asja, një grua që përballet me vështirësi të mëdha dhe detyrohet të përdorë zgjuarsinë dhe mashtrimin për të mbajtur familjen e saj.
“Sprova e Familjes” | Nga 7 nëntori, çdo të shtunë dhe të diel, ora 20:05

Rikthehet “Ezeli” në ekran! Roli më i ri i aktorit të famshëm Kenan İmirzalıoğlu, së bashku me Afra Saraçoğlu, vjen në një prodhim të vitit 2026/27, që po transmetohet njëkohësisht me Turqinë edhe në 25 shtete, duke u bërë një nga projektet turke më të eksportuara të sezonit.
Nga kompania OGM dhe regjisori i “The tailor” (Terzi), “Të braktisurit”, “Dhoma e kuqe”, “Omer”, vjen një tjetër serial i suksesshëm. Po transmetohet njëkohësisht me Turqinë edhe në 25 shtete, duke u bërë një nga projektet turke më të eksportuara të sezonit 2026. Prodhim i vitit 2026/27 me një kast aktorësh shumë të famshëm: Kenan İmirzalıoğlu (“Jetë e hidhur”, “Ezel” “Sulltan Mehmet”) Afra Saraçoğlu (“Capkëni i pasur”).
Doani është një kirurg i suksesshëm dhe i pashëm që jeton në Izmir. Një ngjarje tronditëse që ka përjetuar në moshë të re me babain e tij e ka shkëputur nga familja dhe e ka larguar nga Stambolli. Pas shumë vitesh, me këmbënguljen e motrës së tij, ai kthehet për dasmën e motrës tjetër, por ardhja e tij do të thotë rikthimi në sipërfaqe i traumave të fshehura prej vitesh dhe i krimeve të mohuara për familjen Hanxhiollu.
Rruga e Doanit kryqëzohet me Çallën, një vajzë e fortë, e vendosur dhe me ndjenjë të mprehtë drejtësie. Ndërkohë, Behrami, armiku i përbetuar i familjes Hanxhiollu, ndjek si hije familjen për t’u hakmarrë për të kaluarën.
Një tentativë për vrasje në natën e dasmës nxjerr në dritë sekretet e fshehura prej kohësh, ndërsa bëhet gjithnjë e më e paqartë kush është mik dhe kush armik. Tani Doani duhet të zgjedhë: të largohet apo të përballet me të vërtetën.
Tre premiera ekskluzive në Klan! “Tradhtia”, “Mashtruesit” dhe “Sprova e Familjes” sjellin histori ku e vërteta dhe gënjeshtra ndërthuren në çdo hap.









