Nisën sërish këtë mëngjes në Abu Dhabi negociatat e fshehta mes Kievit dhe Moskës, për herë të parë pas shkurtit, me ndërmjetësimin e drejtpërdrejtë të Uashingtonit.

Në tryezën e bisedimeve trilaterale ndodhen delegacioni ukrainas i kryesuar nga Rustem Umerov dhe ai rus i udhëhequr nga Vladimir Medinsky.

SHBA-ja përfaqësohet nga Steve Witkoff dhe Jared Kushner, të dërguarit e posaçëm të presidentit Donald Trump.

Të pranishëm janë edhe përfaqësues europian përmes formatit “E3” të Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisësi dhe të NATO-s.

Diskutimet dy-ditore me dyer të mbyllura fokusohen te garancitë e sigurisë kolektive pas përfundimit të luftës dhe skicat e një marrëveshjeje të mundshme paqeje.

Bisedimet zhvillohen pa vullnet të shfaqur nga palët për të ndryshuar qëndrimet që kanë bërë të dështojnë bisedimet e deritanishme.

Rusia këmbëngul tek lëshimet territoriale që duhet të bëjë Ukraina, demilitarizimi, neutraliteti i përhershëm dhe ndalimi i hyrjes së trupave perëndimore si garantë sigurie, kushte të cilat janë refuzuar kategorikisht nga Kievi që mbështetet edhe nga aleatët europianë që mes të tjerave kërkojnë edhe garanci sigurie për vete.

Në dallim nga Shtetet e Bashkuara që u kërkojnë ukrainasve të mos e konsiderojnë lëshimin e territoreve, kusht të panegociueshëm.

/tvklan.al