Zyrtarët rusë dhe ukrainas u takuan në Abu Dhabi për bisedimet e para për paqe që nga shkurti me të dërguarit amerikanë, që nisën një përpjekje të re për t’i dhënë fund luftës.
Sekretari i Shtetit Marco Rubio e përshkroi takimin si shumë produktiv, por tha se ende ka shumë punë për t’u bërë.
Më vonë edhe pesidenti ukrainas Zelenski i quajti bisedimet konstruktive dhe mjaft thelbësore dhe tha se ato kishin përfshirë çështje humanitare dhe të sigurisë. Por, pavarësisht optimizmit publik, palët ndërluftuese mbeten shumë larg kushteve për një zgjidhje të mundshme.
Rusia këmbëngul tek lëshimet territoriale që duhet të bëjë Ukraina, demilitarizimi, neutraliteti dhe ndalimi i hyrjes së trupave perëndimore, si garantë sigurie. Mirëpo, këto kushte janë refuzuar kategorikisht nga Kievi dhe aleatët europianë.
Kjo, në dallim nga Shtetet e Bashkuara, që u kërkojnë ukrainasve të mos e konsiderojnë lëshimin e territoreve, kusht të panegociueshëm.
Një ditë e dytë negociatash mbahet të mërkurën.
/tvklan.al











