Sezoni i ofertave të mëdha nuk po pret më fundin e nëntorit. Së fundmi, kalendari ndërkombëtar i retail-it po zhvendos promocionet gjithnjë e më herët, duke e kthyer tetorin në një muaj të rëndësishëm për blerjet me ulje dhe nisjen e shopping-ut të fundvitit.
Këtë vit, disa prej emrave më të mëdhenj të retail-it botëror kanë vendosur eventet e tyre promocionale pikërisht në fillim të tetorit.
Në të njëjtin trend edhe në Shqipëri, në datat 9-11 tetor QTU sjell Shopping Fest, duke e vendosur eventin në një periudhë që po fiton gjithnjë e më shumë peshë në kalendarin ndërkombëtar të shopping-ut.
Për tre dite, dyqanet e qendrës do të sjellin ulje deri në 70%.
Eventi do të shoqërohet me aktivitete të shumta, por kulmi i fundjavës do të jetë festa e tullumbaceve, të dielën, në orën 18:30, ku vizitorët do të kenë mundësi të fitojnë dhurata të mëdha, mes tyre edhe iPhone, televizorë, laptopë, biçikletë elektrike etj.
9-11 Tetor, Shopping Fest në QTU, tre ditë që sjellin në Tiranë ritmin e sezonit ndërkombëtar të ofertave. QTU është pjesë e grupit Balfin.
Tv Klan
/tvklan.al






