TEG përmbylli një tjetër edicion të “Riciklo Creative”. Nisma një bashkëpunim mes “MANE Foundation” dhe Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, në universitetin Politeknik të Tiranës bashkon kreativitetin e të rinjve me ndërgjegjësimin për mjedisin.

Përmes ideve krijuese, studentët treguan me punimet e tyre se materialet e konsideruara si mbetje mund të marrin jetë dhe vlerë të re.

Projekti reflekton angazhimin e TEG për përgjegjësi sociale dhe për krijimin e vlerës në komunitet.

TEG vijon të mbështesë dhe promovojë talentet e reja, duke u ofruar hapësirë dhe një platformë ku idetë e tyre mund të shihen, të dëgjohen dhe të zhvillohen.

/tvklan.al