Në rubrikën “Shihemi në gjyq”, Vilma ka ngritur akuza të rënda ndaj ish-bashkëshortit, duke pretenduar se ai i ka kaluar shtëpinë e blerë me paratë e pensionit të vajzës së tyre të sëmurë, bashkëshortes së tretë.
Në përballjen me nënën e saj, Sabile, Vilma ka treguar se gjatë martesës kishin blerë dy banesa, një në Pogradec dhe një në Elbasan, me marrëveshjen që secili të kishte një shtëpi. Por, ndërsa ajo i përkushtohej vajzës, e cila kishte probleme të rënda shëndetësore dhe qëndronte shpesh në spitale, ish-bashkëshorti dyshohet se kishte bërë një tjetër zgjedhje.
Dyshimet u kthyen në habi dhe zhgënjim kur Sabile shkoi në banesën në Pogradec dhe pa në derë emrin e bashkëshortes së tretë të ish-dhëndrit.
Vilma: Në vitet që ishim bashkë, ish-burri im dhe unë blemë dy shtëpi këtu në Shqipëri. Njërën në Pogradec dhe një në Elbasan. Nga fakti që rri gjithë kohën me vajzën, rrija nëpër spitale, sepse vajza u keqësua shumë saqë ishte shumë e vështirë që të udhëtoja dhe të vija. Ai gjithmonë thoshte “një shtëpi do e kemi ti, një unë, sepse jetës asnjëherë nuk i dihet”, dhe ne krizat në marrëdhënie sa na kishin hyrë.
Sabile: Asnjëherë Vilma, çelësat si nëna jote, nuk mi besove. Pra qysh këtu duhet t’i vije gishtin kokës, por nuk më dëgjove.
Eni Çobani: A vajtët në Pogradec ju zonja Sabi?
Sabile: Kjo vazhdonte me mendjen e vet dhe me besimin ndaj ti, sepse kjo priste që ai do i bënte surprizë dhe do ia linte këtë shtëpi.
Vilma: Po ashtu besoja, sepse ai më kishte dhënë fjalën!
Sabile: Është i sëmurë, vazhdon me kimio-terapi. Kisha marrë vesh që ato ditë që rrinte, qëndronte në Pogradec i vetmuar. Hulumtoj dhe shkoj në Pogradec në muajin shtator dhe shkoj te shtëpia, sepse shtëpinë e di se ku është, sepse një herë më ka marrë dhe më ka çuar dhe asnjëherë, i bie derës dhe nuk përgjigjet. Sepse çfarë ka bërë?! Shikoj në derë dhe nuk ishte emri i Artan Bufit, por emir i zonjës së Artanit dhe ngelem e befasuar.
Eni Çobani: Pra emri në derë është i bashkëshortes së tretë?
Sabile: Po. Shtangem atje në derë dhe thashë me vete që do të pres atje 2-3 orë dhe përfundimisht unë nuk e takova.
Eni Çobani: Pra ju e kishit lënë, që Elbasanit do e mbante ai dhe shtëpi në Pogradec do e mbanit ju?
Vilma: Po, sepse ajo u ble 80% me lekët e pensionit të vajzës. Vajza ishte shumë sëmurë dhe merrte pension në Itali.
Eni Çobani: Dhe ai me lekët e pensionit të vajzës ble apartamente dhe i lë në emër të gruas të tretë?!
/tvklan.al




