Këngëtari Erik Lloshi, i ftuar në emisionin Kampionët e Botës në Tv Klan komentoi performancën e Zvicrës në këtë Botëror.

Lloshi tha se duhet të jemi krenarë me shqiptarët që luajnë tek Zvicra. Sipas tij, ka pak Shqipëri tek ekipi zviceran e kjo duhet të na bëjë të ndihemi mirë, e pse jo, të bëjmë edhe tifo.

Një mendim për Zvicrën e dhanë edhe të ftuarit e tjerë të ftuar në studio.

Erik Lloshi: Duhet të jemi krenarë që me Zvicrën luajnë shqiptarë. Duke qenë se nuk luan Shqipëria, besoj se mund të bëhemi me këtë ekip, sepse aty ka pak Shqipëri.

Kastriot Çaushi: Zvicra bëri një provë tepër të mirë me një skuadër amerikano-latine, sepse përballoi mirë Kolumbinë. Zvicra ka lojtarë të mirë rezervë, që mund t’i hedhë në çdo moment në fushë. Besoj se do të bëjë mirë dhe me Argjentinën.

Skënder Gega: Xhaka për shembull e kishte një krizë dhe shkoi tek Arsenali e tregoi veten se kush është. Varet sa përshtatesh me një skuadër. Futbolli i tillë është që ndonjëherë ngec edhe për shkak të trajnerit, edhe nga situata në klub. Por shpresoj që Zvicra të bëjë më të mirën ndaj Argjentinës.

/tvklan.al