Të ftuarit në emisionin Kampionët e Botës në Tv Klan komentuan eliminimin nga Botërori të Portugalisë.
Sokol Haxhia tha se trajneri i Portugalisë u soll si politikan. Sipas tij, Ronaldo nuk duhet ta niste ndeshjen që në minutën e parë.
Skënder Gega deklaroi se nuk u pa sonte një Spanjë spektakolare. Edhe Alban Bushi u shpreh se ishte sfidë e dobët.
Sokol Haxhia: Trajneri sot u soll si politikan më shumë. Ronaldo duhet ta niste nga stoli. Për moshën që ka dhe për kampionatin ku luan, duhet ta nisë me stolin. Edhe Spanja nuk është ajo që kemi parë. Trajneri portugez e humbi ndeshjen, trajner i mirë është ai që ka guxim.
Skënder Gega: Nuk pamë një Spanjë spektakolare. Siç erdhi loja, edhe Portugalia mund ta çonte lojën në shtesë. Nuk mendoj se Spanja është më e mira që kemi parë. Ronaldo ishte në fushë dhe mosha ndikon, gjëra që i kemi diskutuar. Një moment në futboll nuk je vigjilent dhe Spanja mori maksimumin.
Alban Bushi: Ishte ndeshje e kujdesshme, e dobët. Spanja ishte pak më superiore se Portugalia. Spanja nuk i ka shumë të mira alternativat. Nuk mendoj se Spanja do eci shumë. Mendoj se Ronaldo duhej ta ndërronte shpejt. Problemi i Portugalisë është Cristiano Ronaldo.
/tvklan.al






