Në emisionin “Kampionët e Botës” në Tv Klan, u analizua ecuria e Argjentinës, nën drejtimin e trajnerit Lionel Scaloni.
Vlerësimet për teknikun e kampionëve ishin të shumta, por kishte dhe kundër, siç ishte rasti i Sokol Haxhisë.
Trajneri Arjan Peço deklaroi se Scaloni ka ditur të ndërtojë ekipin rreth Lionel Messit.
“Scaloni mendoj se gërsheton modernizimin e futbollit të sotëm, me traditat e mëdha të futbollit argjentinas. Por ka ditur të bëjë diçka shumë mirë. Ka në ekip një lojtar të jashtëzakonshëm si Messi. E ka krijuar ekipin rreth Messit. Nuk është e lehtë, e kemi parë me Ronaldon. Këtë e ka bërë shumë mirë”, tha Peço.
Në krahun tjetër, menaxheri Sokol Haxhia nuk mendonte njësoj, duke thënë se Scaloni thjesht ka qëlluar në kohën e duhur tek Argjentinë, ndërsa shtoi është aty, se do Lionel Messi.
“Sa i përket Scalonit, se po e lavdëroni të gjithë, se ka arritur finalen. Scaloni është një trajner që është gjetur në kohën e duhur, në vendin e fundit. Ka qenë ndihmës i San Paolit te Sevilla dhe tek Argjentina.
Për mendimin tim, ai ka arritur që në momentin e duhur, ka shfrytëzuar më të mirën e Messit. Edhe pse është aty, është sepse do Messi. Dalic ishte aty sepse dinte të menaxhonte Modricin. Scaloni nuk ka bërë ndonjë lojë spektakolare, thjesht ka menaxhuar Messin”, tha Haxhia.
Ndërkohë, trajneri Alban Bushi u shpreh se Scaloni ka punuar shumë për të arritur deri këtu.
“Askush nuk ka lindur i ditur. Ka punuar shumë dhe arriti këtë. Pas 10-15 vitesh mund të jetë niveli i Ancelottit. Unë besoj të puna dhe aftësia që ka”, deklaroi Bushi.
Të dielën, do të luhet finalja e madhe e Botërorit, mes Spanjës dhe Argjentinës.
/tvklan.al













