Aktorja Monika Lubonja, e ftuar në emisionin Kampionët e Botës në TV Klan tha se në sfidën e mbrëmjes mes Francës e Marokut është me “gjelat”.
Ajo shtoi se mendon se Franca do të luajë në sulm. Nënvizoi se uron që Franca të fitojë Botërorin.
Monika Lubonja: Mendoj se 5 lojtarët më të mirë që ka Deschamp do i hedhë në sulm.
Një trajner është një lider në fund fare dhe ai ka shumë rëndësi. Unë dua shumë që Franca ta fitojë këtë Botëror.
Sonte në orën 22:00 Franca dhe Maroku përballen me njëra-tjetrën për një vend në gjysmë-finale. Ndeshja transmetohet në Tv Klan.
/tvklan.al






