Kombëtarja e Finlandës ka mbërritur në Tiranë prej dy ditësh dhe këtë të martë zhvilloi një seancë stërvitore gjatë paradites në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Trajneri Jakob Fris ka grumbulluar 25 futbollistë për duelin që do të zhvillohet në “Arenën Kombëtare”, por edhe për sfidën e fundit kundër San Marinos.
Në listë ka rikthime të rëndësishme për nordikët si Antman dhe Skita, ndërsa grumbullohen për herë të parë Ivanov dhe Hirilainen.
Finlanda do të zhvillojë konferencën për shtyp përpara mediave ditën e mërkurë paradite.
/tvklan.al












