Është sezoni i domateve në Spanjë, dhe për dy kampionët e botës, Fabián Ruiz dhe Gavi, kjo u kthye në një dhuratë simbolike.

Pas rikthimit në qytetin e tyre të lindjes, Los Palacios y Villafranca, dy futbollistët u pritën si heronj dhe, sipas një tradite të veçantë, morën domate sa pesha e trupit të tyre.

Tradita nisi pas triumfit të parë të Spanjës në Kupën e Botës, në vitin 2010, me iniciativën e Jesús Navas.

Këtë herë, Gavi mori 68 kilogramë domate, ndërsa Fabián Ruiz 84 kilogramë.

Përveç kësaj, të dy u nderuan me banderola të maskotës “Tomatito”, simbol i Botërorit të vitit 1982, të organizuar nga Spanja.

Qyteti andaluzian, i njohur jo vetëm për prodhimin e domateve, por edhe për talentet e futbollit, ka vendosur të ndërtojë edhe një monument në nder të Ruizit, Gavit dhe Jesús Navas.

Festimet nuk u ndalën me kaq. Dy fushat lokale të futbollit tashmë mbajnë emrat e Fabián Ruiz dhe Pablo Martín Páez Gavira, emri i plotë i Gavit, si një vlerësim për kontributin e tyre në suksesin e ri të futbollit spanjoll.

Fabian Ruiz luajti 366 minuta dhe shënoi një gol në çerekfinale kundër Belgjikës, ndërsa Gavi u aktivizua vetëm në dy ndeshje.

Klan News

/tvklan.al