Një nga figurat më të dashura të ekranit turk për publikun shqiptar, Erkan Petekkaya, i njohur gjerësisht si “Xhihan” nga seriali i famshëm ‘Fate të kryqëzuara’ transmetuar në TV KLAN, duket se po përballet me një moment të rëndësishëm kthese në karrierën e tij artistike.
Roli i Xhihanit e ktheu Petekkaya-n në një nga aktorët më të komentuar dhe më të ndjekur edhe në Shqipëri gjatë serialit “Fate të kryqëzuara”. Historia e dashurisë, dramës familjare dhe sakrificave të personazhit të tij preku zemrat e mijëra shikuesve, duke e bërë “Xhihanin” një emër që ende sot kujtohet me nostalgji.
Së fundmi, ai iu bashkua kastit të serialit të ndjekur në Turqi, “Teşkilat”, një produksion që prej gjashtë sezonesh renditet ndër më të vlerësuarit në ekranet turke. Hyrja e tij në sezonin e fundit u konsiderua si një lëvizje e fortë, që do t’i jepte edhe më shumë peshë serialit.
Megjithatë, sipas mediave turke, për Erkan Petekkaya-n kjo eksperiencë mund të jetë më e shkurtër nga sa pritej. Sipas burimeve pranë produksionit, largimi ka qenë i planifikuar prej javësh dhe nuk bëhet fjalë për një vendim të papritur.
A është ky fundi i një epoke për “Xhihanin” e dashur të publikut? Apo thjesht një hap i radhës drejt një projekti edhe më të madh? /tvklan.al







