Duke nisur nga dita e hënë, 23 Mars vjen premierë absolute në TV KLAN nga e hëna në të mërkurë 16:05, “Trashëgimtari”, një nga serialet më të shumëpritura turke të vitit 2026, që po rrëmben vëmendjen e publikut në Turqi. Ndërsa “Një Dashuri” vijon çdo të enjte dhe të premte në 16:05, menjëherë pas daljes së episodeve në Turqi.
Në zemër të kësaj drame qëndron një familje e fuqishme, një pasuri marramendëse dhe një vendim që do të ndryshojë gjithçka. Kur patriarku shpall se duhet të zgjedhë trashëgimtarin, nis një luftë e heshtur… që shumë shpejt kthehet në përplasje të hapur.
“Një perandori nuk ndërtohet me dashuri… por me sakrificë.”
Besimi thyhet. Aleancat shemben.
Dashuria kthehet në strategji.
Dhe e kaluara rikthehet për të rrëzuar gjithçka.
Një trashëgimtar i fshehur.
Një dashuri e ndaluar.
Një betejë ku vetëm një do të mbijetojë në majë.
Me regji nga Sinan Öztürk (“Çukur”) dhe me aktorë të njohur si Akın Akınözü, Ercan Kesal dhe Erkan Kolçak Köstendil, “Trashëgimtari” premton emocione të forta, kthesa të papritura dhe një histori që nuk do ta lini përgjysmë.



Mos e humbisni, duke nisur nga 23 Marsi:
TRASHËGIMTARI, çdo të hënë, të martë dhe të mërkurë, ora 16:05 vetëm në TV KLAN
Ndërsa seriali juaj i preferuar “Një dashuri” do të vijojë transmetimin:
NJË DASHURI, çdo të enjte dhe të premte, ora 16:05 në TV KLAN
Ky ndryshim vjen pasi këtë vit janë prodhuar më pak episode për “Një dashuri”, dhe tashmë TV KLAN do të transmetojë episodet menjëherë pas daljes së tyre në SHOW TV.

Dy histori të forta. Dy beteja për dashurinë dhe pushtetin.
Një orar që nuk duhet humbur.
/tvklan.al








