Guardia Di Finanza realizoi 62 fluturime mbi territorin shqiptar përgjatë 2026 me qëllim evidentimin e zonave të kultivuara nga kanabisi, ku rezultoi se këtë vit ky fenomen ka qenë në rënie.
Gjatë konferencës së përvitshme të zhvilluar këtë të martë mes Policisë së Shtetit dhe Guardia di finanzas, gJeneral i brigadës, Giancarlo Franeze pasqyroi të dhëna zyrtare nga monitorimet.
Drejtori i policisë së shtetit, Skënder Hita tha se fenomeni i kultivimit është goditur që në fazat e para, e kjo sipas tij provohet nga shifrat e fidanëve të evidentuara dhe goditura.
Ndërsa ministri i Brendshëm, Ervin Demo tha se goditja e grupeve apo individëve që fshihen pas kultivimit të kanabisit duhet të shtrihet deri tek burimet ekonomike të tyre, përmes të cilave mbajnë gjallë aktivitetin.
Gjatë konferncës së mbajtur për të 15 vit radhazi vëmendje iu kushtua dhe kultivimit të kanabisit në ambiente të mbyllura, ku gjatë këtij viti policia ka zbuluar 17 raste në të gjithë vendin.
/tvklan.al






