Flitej prej kohësh se mes Atakan Özkaya dhe Dilin Döger kishte më shumë se një miqësi profesionale dhe se në shesh xhirime të serialit ata ishin shumë të afërt. Tani, këto zëra janë konfirmuar zyrtarisht! Po, dy aktorët e njohur janë në një lidhje romantike dhe nuk e fshehin më dashurinë e tyre.

Atakan dhe Dilin, të cilët kanë fituar zemrat e publikut për rolet e tyre si Kaja dhe Zerin në serialin “Qyteti i largët” që po transmetohet aktualisht në TV KLAN, duket se e kanë bërë historinë e tyre të ekranit realitet. Dikur thjesht miq dhe kolegë, tashmë ata ndajnë momentet e tyre të veçanta edhe në rrjetet sociale, duke i dhënë fund dyshimeve të fansave.

Më në fund ata bënë një deklaratë për lidhjen e tyre.

Dikur deklaronin se ishin thjesht miq dhe kolegë, por këtë herë, aktorët e njohur nuk e fshehën më dhe ndanë në rrjetet sociale se janë në një lidhje.

Özkaya, i njohur më parë edhe nga seriali “Për familjen time”, uron publikisht për ditëlindje Dilin Döger me një emoji zemre, duke treguar qartë lidhjen e tyre romantike. Dilin festoi ditëlindjen e saj më 22 shkurt, dhe urimi i Atakanit bëri që fansat të reagojnë menjëherë me komente të gëzuara dhe emocionuese.

Kështu, romanca mes Kaja dhe Zerin nuk mbetet më vetëm një histori e ekranit, por një dashuri reale që ka mbushur me entuziazëm ndjekësit e tyre. /tvklan.al