Fermerë dhe kultivues të ullirit u bënë bashkë edhe këtë vit në festën e ullirit.

Aktiviteti i kthyer në traditë erdhi në formën e një panairi.

Banorë të zonës ekspozuan jo vetëm ullirin dhe vajin e ullirit por edhe produkte të tjera.

Fermerët thonë se janë të kënaqur me prodhimin e këtij viti por përballen edhe me sfida.

Një prej tyre është mungesa e fuqisë punëtore por edhe gjetja e tregut për shitjen e produkteve.

Lushnja është një nga zonat ku prodhohet më shumë vaj dhe banorët ruajnë traditën e kultivimit të ullirit.

Klan News

/tvklan.al