Fatmira Breçani
A ka bërë ndërhyrje estetike? Fatmira Breçani tejet e sinqerte: Vetëm…
Nuk është vetëm zëri që e ka bërë të dashur për publikun, por edhe mënyra e drejtpërdrejtë me të cilën flet për veten.
E ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan këngëtarja e njohur Fatmira Breçani, apo siç e quajnë me dashuri, “Dada” dëshmoi edhe një herë tjetër arsyen pse shqiptarët e duan pa dallim krahine, sinqeritetin e saj të rrallë.
Pa dorashka dhe pa komplekse, artistja iu përgjigj hapur pyetjeve të kureshtarëve të vegjël për ndërhyrjet estetike, duke pranuar pa u stepur se ka bërë vetëm dy herë botox në ballë para disa vitesh.
Fatmira Breçani: Unë lëkurën dhe fytyrën e kam natyrale, vetëm kur rregullohen që dal para jush dhe para publikut. Asnjë lloj trajtimi nuk i bëj. Mirë do të ishte që të bëja, çdo gjë që bën për trajtimin e fytyrës, turpit dhe gjithçka është shumë e mirë dhe është shumë kulturë. Unë nuk kam bërë.
Alketa Vejsiu: Fatmira të gjitha gocat e reja bëjnë botox, bëjnë trajtime, mbushje, fillers, a shkon në klinika estetike?
Fatmira Breçani: Unë, se duhet të jemi të drejtë para kamerave, botox kam bërë vetëm dy herë në jetën time, para shumë vitesh në ballë. Ballin e lëmoi, kurse te pjesa e buzëve nuk më bëri gjë.
Alketa Vejsiu: A të pëlqeu vetja?
Fatmira Breçani: Jo sepse nuk më ndryshoi tek pjesa afër buzëve, po të ndryshoja edhe atje, mirë do të ishte dhe do e bëja përsëri. Mirëpo balli shkëlqente, kurse këtu ishin rrudhat e mia, që i kam bio, mirëpo nuk kanë bërë dhe nuk e di nëse do të bëj ndonjëherë apo jo.
Roza Lati
Pauza në televizion lidhet me dashurinë?! Roza Lati “shuan zërat” në Piter Pan
Prej kohësh mungesa e saj në ekran ngriti shumë pikëpyetje dhe thashetheme. A ishte tërhequr Roza Lati për shkak të lodhjes, zhgënjimit apo një dashurie që i ndryshoi jetën?
Në një rrëfim të sinqertë përballë gazetarëve të vegjël të “Kurthi i Piter Pan”, moderatorja theu heshtjen dhe rrwfeu një faze të jetës që pak e kishin kuptuar.
“Dashuria më erdhi në momentin e duhur,” tha Roza Lati, duke treguar se pauza nga televizioni nuk ishte humbje, por një nevojë e thellë shpirtërore për t’u rikthyer tek vetja.
Ishte një kohë për t’u qetësuar, për të dëgjuar zemrën dhe për të kuptuar që, ndonjëherë, buzëqeshja që u dhuron publikut vjen vetëm pasi ke arritur të buzëqeshësh vetë me jetën tënde.
“Unë do të thoja që çdo gjë ndodh në momentin e duhur. Kjo faza ime që isha në ajër me televizionin sepse kalova shumë peripeci, erdhi pikërisht dashuria në atë moment. Po të më kishte ardhur dashuria kur unë isha me motorët e ndezur të karrierës, nuk do i kisha dhënë shumë rëndësi, sepse jam shumë e fokusuar tek puna. Dashuria ka ardhur në momentin e duhur, dhe kjo pauza ime mendoj se ma bëri Zoti të qartë ‘ulu qetësohu, mbushu’, që të më qeshi zemra mua, që unë pastaj të kem zemër dhe të qesh para kamerave për publikun”, tha Roza Lati.
Dasmë së shpejti? Roza Lati flet për partnerin: Ka shumë dashni…
Prej disa muajsh tanimë, lidhja e Roza Latit dhe Xhonatan Islamit u bë e njohur për publikun. I kemi parë edhe në rrjetet sociale, me postime herë pas here, ku duken mjaft të dashuruar.
Pas një periudhe që ka refuzuar çdo intervistë, Roza Lati u gjend sonte përballë gazetarëve të vegjël “Në Kurthin e Piter Pan”, në Tv Klan. E këta të fundit, tejet kureshtarë, nuk hezituan me pyetjet pikërisht për këtë marrëdhënie.
E pyetën edhe se sa janë gjasat që shumë shpejt të kemi një dasmë. Për Rozën, gjëja më me rëndësi është se “ka shumë dashni” dhe momente të tilla padyshim do vijnë me kohën.
“Shpirtrat binjakë gjejnë njëri-tjetrin. U kuptuam dhe nga ajo ditë s’kemi qëndruar më pa njëri-tjetrin. Është shumë herët për të folur për këtë gjë, me rëndësi është se ka shumë dashni”, tha Roza Lati.
/tvklan.al







