6 nëntor 2026 – Një moment i mbushur me emocione dhe nostalgji ka ardhur nga Big Mama në X Factor Albania, e cila ka zgjedhur të nderojë kujtimin e artistit të ndjerë Shpat Kasapi, duke sjellë në skenë një prej këngëve të tij më të dashura, “Kush të ndau prej meje”.
Përpara interpretimit, Big Mama ndau me publikun disa fjalë të ndjera për artistët shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, për të cilët u shpreh se kanë lënë gjurmë të rëndësishme në muzikën shqiptare, por jo gjithmonë kanë marrë vëmendjen e merituar.
Mes tyre, ajo veçoi edhe Shpat Kasapin, të cilin e kujtoi jo vetëm si një artist të dashur për publikun, por mbi të gjitha si një mik shumë të shtrenjtë për të.
Me emocione të dukshme në zë, Big Mama kërkoi duartrokitje të forta në nderim të tij, duke e bërë këtë moment edhe më prekës.
“Maqedonia ka shumë artistë, të cilët jemi lënë pak pas dore, por janë të gjithë që kanë lënë gjurmë, duke filluar që prej Elita 5, Agron Berishës… Këtu dua të kujtoj edhe shokun tim shumë të dashur. Do të doja një duartrokitje shumë të fortë, sepse çdo herë emocionohem, do të çohem edhe unë në këmbë. Duartrokitje shumë të fortë për Shpat Kasapin, ju lutem! Do ta kujtojmë me mirësinë, me dashurinë më të madhe që kishte.”
/tvklan.al





