Kjo e premte, 20 mars, vjen me plot emocione dhe surpriza në ekranin e Tv Klan. Talent show-t më të madh ën Shqipëri “X Factor Kids”, pak e nga pak po i vjen fundi. Në këtë gjysmëfinale në skenë e madhe të promovimit të talenteve të rinj, ngjiten katër konkurrentë, Alex Gjonaj, David Kerri, Kejsi Sinani dhe Eden Dani.

Një mbrëmje plot surpriza dhe të papritura edhe për jurinë e moderatoren e programit Alketa Vejsiu. Gjatë fjalës së saj Alketa u shpreh se gjithnjë i ka pëlqyer të këndojë dhe këtë mbrëmje ajo ngjitet në skenë me katër anëtarët e jurisë… me katër artisë: Pirro Çakon, Bojken Lakon, Fifin dhe Oriola Marashi.

Kurse katër konkurrentët e vërtetë të kompeticionit, u ulën në karriget e jurisë duke shijkuar kolazhin e këngëve dhe pse jo të jepnin verdiktet e tyre…

/tvklan.al