Një moment i mbushur me emocione erdhi në skenën e X Factor Kids, mbrëmjen e kësaj të premteje nga këngëtari dhe anëtari i jurisë Pirro Çako. Teksa performonte së bashku me konkurrentët e kategorisë “Junior”, artisti u shfaq i prekur dhe ndau një sekret personal që askush nuk e priste: ai kishte vendosur të mos shfaqej më në televizion.

Mes emocionesh Çako tregoi se kishte marrë një vendim të prerë për t’u larguar nga kamerat, derisa një person shumë i rëndësishëm e bindi të rikthehej në ekran. Në fund të rrëfimit, artisti falënderoi publikisht producenten e njohur Vera Grabocka, duke zbuluar se ishte pikërisht ajo që i ndryshoi mendjen dhe e riktheu në skenë.

Pirro Çako: Janë disa faktorë që duhen thënë. Unë kisha marrë vendim që të mos dilja më në kamera dhe në televizione.

Alketa Vejsiu: Ua Pirro çfarë e kishe këtë vendim?!

Pirro Çako: E kisha marrë tashmë atë vendim sepse unë e kisha qëllim në vetvete që nuk doja që të dilja më dhe sigurisht që është një person që ta prish mendjen. Kush do thuash ti?!

Alketa Vejsiu: Unë e njoh shumë mirë!

Pirro Çako: Faleminderit Vera Grabocka që më riktheve.

Alketa Vejsiu: Mua më parë më vendosnin gjithmonë një slogan “Faleminderit Vera”, por unë jam shumë e lumtur që nuk ka asnjë artist të vetëm në Shqipëri që nuk thotë “faleminderit Vera”.

/tvklan.al