Disa destinacione mbartin një vlerë të veçantë shpirtërore. Neptun në QTU, dyqani i parë i madh në një qendër tregtare, feston këtë fundjavë plot 21 vite. Një rrugëtim i gjatë, por duke qenë gjithmonë një zgjedhje e dashur për familjet shqiptare.

“Është vërtetë një moment për të festuar! Në këtë 21-vjetor, ne jemi të lumtur t’i presim klientët në një dyqan totalisht të rinovuar. Me konceptin e ri që prezantuam në qershor, eksperienca e blerjes është bërë edhe më e bukur. Dhe sigurisht, ditëlindja vjen me dhurata: një ofertë speciale e dedikuar vetëm për këtë dyqan!”, tha menaxherja e marketingut në Neptun, Marina Llambro.

Një festë e vërtetë në QTU, që për konsumatorët përkthehet në mundësi reale kursimi për elektroshtëpiaket dhe çdo pajisje tjetër elektronike ku Neptun sjell gjithmonë një gamë të gjerë dhe fjalën e fundit të teknologjisë.

“Kemi përgatitur një broshurë ekskluzive plot me modele të reja dhe produkte fantastike nga markat më të mira. Çmimet janë aq të leverdisshme, saqë mund t’ju them me bindje: këtë fundjavë në QTU do të gjeni uljet më të mëdha në të gjithë rrjetin tonë! Nese doni blerje vërtet të zgjuara, kjo është koha”, tha Llambro.

Dhe meqenëse jemi në ditë feste, e shtuna vjen me një atmosferë të veçantë në Neptun QTU. Ditën e shtunë, dita në Neptun nis me një event të veçantë, me një kafe Bialetti për të gjithë vizitorët të cilët mund të shijojnë dhe degustojnë shijen e vërtetë italiane që e gjeni ekskluzivisht vetëm në Neptun.

“Një fundjavë plot blerje dhe shije që nuk duhet humbur. I presim të gjithë në datat 9, 10 dhe 11 Tetor. Hajde në Neptun QTU, dhe kap ofertat e dedikuara!”, tha Llambro.

/tvklan.al