Të gjithëve na ndodh që gjatë gjithë vitit vetëm të shikojmë, të mbajmë shënime dhe të presim pastaj me muaj të tërë për të bërë blerjet e pajisjeve elektroshtëpiake për shtëpinë.
Dhe në përgjithësi këto ulje rezervohen për fundin e vitit.
Por rregullat e tregut sapo kanë ndryshuar. Neptun, ka vendosur të thyejë pritshmëritë duke të sjellë fushatën më të madhe të uljeve pikërisht tani.
Një qasje e re dhe e freskët që po ndryshon kalendarin e konsumatorëve shqiptarë.
“Jemi mësuar të mendojmë se ofertat e mëdha i përkasin vetëm një muaji të caktuar. Por më shumë se e premte, dhe më mirë se e zezë janë ditët hot të verës që vijnë në 31 Korrik, 1 dhe 2 Gusht. Këtë vit çmime ekstreme nuk ka vetëm nëntori. Kemi përgatitur një fushatë vërtet fantastike dhe mezi presim ta ndajmë me klientët tanë“, tha menaxherja e marketingut në Neptun, Marina Llambro.
Dhe në fakt, kjo fushatë nuk bën fjalë për produkte të zakonshme, por për një përzgjedhje pajisjesh vërtet premium nga markat më të mira, të cilat vijnë me çmime speciale.
Për 3 ditë me radhë, blerësit mund të gjejnë teknologjinë e fundit të televizioneve OLED dhe MiniLED, apo frigoriferë nga markat lider si LG dhe Beko.
Listës i shtohen lavatriçet me performancë të lartë nga Bosch dhe Miele, pajisja më e kërkuar e momentit Dyson Airwrap, si dhe konsola PlayStation 5.
Ndërkohë, për ata që duan zgjidhjen më të mirë për të përballuar temperaturat e larta, e gjithë kategoria e kondicionerëve ofrohet me ulje që nisin nga 45%.
“Në këtë ofertë verore kemi bërë kujdes të veçantë që të zgjedhim teknologjinë e fundit. Janë tre ditë shumë speciale për të gjithë ata që duan të blejnë cilësi, por mbi të gjitha, të kursejnë ndjeshëm. Ftesa jonë është e hapur: Hajde perfito nga kjo mundësi unike”, tha Llambro.
Një ftesë e hapur për të bërë investimin e duhur pa asnjë kompromis në cilësi.
Kështu në Neptun nuk ka nevojë të shikosh, të mbash shënime dhe të presësh më gjatë. Uljet të zgjuara të vitit mbërriten në mes të verës.
/tvklan.al







