Një koleksion me pothuajse një shekull histori arti, që përfshin vepra të artit impresionist, modern evropian dhe latino-amerikan, do të dalë në ankand nga shtëpia Christie’s në Nju Jork gjatë shitjeve të mbrëmjes dhe ditës më 17 dhe 18 nëntor 2026.
Koleksioni vjen nga pasuria e biznesmenit amerikan William I. Koch dhe pritet të gjenerojë rreth 40 milionë dollarë.
Ndër kryeveprat më të spikatura renditet piktura e Claude Monet e vitit 1890 me fushat e lulekuqeve pranë shtëpisë së tij në Giverny, e vlerësuar mes 12 dhe 18 milionë dollarësh, si dhe një natyrë e qetë e Paul Cézanne me të njëjtin vlerësim financiar.
Ankandi përfshin gjithashtu punime të emrave të mëdhenj si Edgar Degas, Henri Matisse, Diego Rivera dhe Joan Miró.
Kjo ngjarje shënon kapitullin e tretë të ankandeve të koleksionit të Koch te Christie’s, pas atij të verërave në qershor 2025 rreth 30 milionë dollarë dhe artit perëndimor amerikan në janar 2026, mbi 84 milionë dollarë
/tvklan.al







