22 përqind më i lartë ka qenë numri i turistëve në sitet arkeologjike dhe historike të Durrësit në 9 muajt e parë të këtij viti.
Sipas të dhënave nga autoritetet për këtë periudhë të ardhurat janë rritur me 44.2 përqind krahasuar me vitin 2025.
Rihapja e muzeut arkeologjik në muajin prill pas rikonstruksionit, ka bërë që të rritet numri i vizitorëve. Ndërkohë monumenti më i vizituar mbetet amfiteatri antik.
Përtej sezonit veror, interesi ka qenë i lartë edhe në muajt e vjeshtës.
Referuar të dhënave, interesi nga turistët mbetet i lartë për të gjithë zonën historike të Durrësit.
/tvklan.al









