Struktura e Posaçme Antikorrupsion, ndryshe nga pjesa më e madhe e institucioneve që varen nga buxheti i shtetit, duket e kënaqur me parashikimin e Ministrisë së Financave për 2027 në masën e  2.3 miliardë lekëve.

Edhe shtesa e kërkuar nuk duket se bën diferencën për financat e SPAK-ut, që siç pohuan dy përfaqësuesit e tij në komisionin për nismat qytetare, i kanë plotësuar dhe vakancat në radhët e prokurorëve dhe tani i konsiderojnë radhët e tyre të plota.

Gjithsesi, një pjesë e buxhetit të vitit të ardhshëm do të përdoret për rekrutimin e hetuesve dhe oficerëve gjyqësorë, që i nevojiten BKH-së.

Për BKH-në, SPAK ka menduar edhe për ngarkesën psikologjike që kanë nga presioni në punë, ndaj ka parashikuar dhe punësimin e psikologëve.

/tvklan.al