Shqipe Hysenaj, e ftuar në emisionin Kampionët e Botës në Tv Klan, kur u fol për Portugalinë, i doli në mbrojtje Kristiano Ronaldos.

Hysenaj tha se Ronaldo është më i miri dhe se ka super disiplinë. Sipas saj, Cristiano Ronaldo është person me disiplinë dhe e ka merituar çdo gjë që ka arritur.

Sokol Haxhia nuk ishte pro mendimit të Shqipes, duke thënë se Ronaldo është lojtar fizik dhe se mosha nuk ia lejon të luajë 100 përqind të formës së tij.

Sokol Haxhia: Është një lojtar fizik Ronaldo dhe mosha e tij e madhe disi e pengon.

Shqipe Hysenaj: Ronaldo ka disiplinë. Gjashtë Botërorë kanë bërë të dy dhe Messi dhe Ronaldo. Ronaldo e ka gjithçka disiplinë dhe nuk e ka vetëm talent, siç e ka Messi. Ronaldo ka arritur shumë dhe e meriton

Sokol Haxhia: Dakord për disiplinën, por çdo gjë e ka një fund

Alban Bushi: Ne po flasim se a ka një lojtar më të mirë se Ronaldo në fushë tek Portugalia?

Shqipe Hysenaj: Nuk ka lojtar më të mirë tek Portugalia sesa Ronaldo.

/tvklan.al