Florian Riza, analist futbolli, mendon se kualifikimi i Zvicrës në çerekfinalen e Botërorit ishte i merituar.
Sipas tij, helvetët e çuan ndeshjen ndaj Kolumbisë aty ku donin ata dhe ia dolën pas penalltive.
Riza deklaroi se përveç Xhakës, që ka gjak shqiptari, të tjerët nuk kishin emocione dhe ishin të ftohtë.
“Për Zvicrën kjo është arritje e merituar. Ose thënë ndryshe, e mirëmenduar. Në këtë ndeshje, u mundua ta zgjidhë sipas mënyrës zvicerane. Saktësia në veprime, ulja e ritmit të kundërshtarit dhe dërgimi i ndeshjes te penalltitë.
Aty zviceranët janë pa emocionin e duhur. Përveç Xhakës që është gjak shqiptari, pjesa tjetër janë shumë të ftohtë para penalltive. Janë shumë agresivë dhe të shpejtë kolumbianët. Nuk ia dhanë këtë mundësi. Penalltitë e ngritën nivelin e emocioneve”, deklaroi Riza.
/tvklan.al









