Analisti i futbollit, Luan Pinari në emisionin L’America u shpreh se në finalen e sotme të botërorit janë dy skuadra që kanë futbollin më të bukur, siç është Spanja dhe Argjentina.

Pinari shtoi se janë dy shkolla të ngjashme të futbollit por njëkohësisht edhe të ndryshme.

“Presim diçka që e kemi pritur që nga fillimi i kampionatit botëror. Janë dy skuadra që ndoshta që ishin së bashku me Francën, ishin këto dy emra që do ti parashikonim të gjithë se do të ishin në finale. Janë dy skuadra që ndoshta kanë futbollin më të bukur, që kanë dhuruar në këtë botëror si Spanja ashtu edhe Argjentina. Argjentina ka teknikën, cilësinë por edhe atë shpirtin që e ka treguar në ndeshjet e fundit. Ndërsa Spanja ka vite e vite që po luan një futboll që ndoshta e ka shpikur ajo këtë mënyrë futbolli dhe janë dy shkolla të ngjashme por të ndryshme njëkohësisht siç është Spanja dhe Argjentina”, tha Pinari.

/tvklan.al