Papa Leoni XIV është takuar në Buenos Aires me pesë prej viktimave të abuzimit seksual nga klerikë të Kishës Katolike.

Takimi, i cili zgjati më shumë se një orë, shënon të parin në një seri takimesh të pritshme me të mbijetuarit gjatë vizitës 12-ditore të Atit të Shenjtë në Amerikën e Jugut.

Sipas Vatikanit, Papa i ka dëgjuar personalisht dëshmitë e secilit prej tyre, historitë e dhimbshme dhe propozimet për forcimin e mekanizmave të mbrojtjes dhe mbështetjes së viktimave.

Në një deklaratë zyrtare, Selia e Shenjtë bëri të ditur se Papa riafirmoi angazhimin për të forcuar masat parandaluese, për të garantuar mbrojtjen e të miturve dhe për të krijuar më shumë hapësira për shërimin dhe mbështetjen e te dëmtuarve.

Papa Leoni, i lindur në Shtetet e Bashkuara, ka shërbyer për dekada si misionar në Peru.

Ai është vlerësuar për qëndrimin ndaj çështjes së komunitetit katolik Sodalitium Christianae Vitae, i shpërbërë në vitin 2025 pas akuzave për abuzime seksuale, fizike dhe psikologjike.

Klan News

/tvklan.al