Këtë të premte, më 27 mars, skena do të ndizet si kurrë më parë! Gjysmëfinalja e madhe e “X Factor Kids” në Tv Klan premton një natë plot emocion, energji dhe surpriza që do të mbajnë publikun pa frymë.

Katër yje të rinj, Alex Gjonaj, David Kerri, Kejsi Sinani dhe Eden Dani janë vetëm një hap larg ëndrrës së madhe. Me zemrën që rreh fort dhe me gjithë pasionin e tyre, ata do të japin maksimumin në skenë për të siguruar një vend në finalen e madhe dhe për të rrëmbyer trofeun e shumëdëshiruar.

Por kjo nuk është thjesht një garë… është një spektakël i vërtetë! Mbrëmja do të jetë e mbushur me të papritura, momente prekëse dhe performanca që do të ngjallin emocione të forta tek çdo shikues.

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, skenës do t’i shtohet edhe magjia e artistëve të mëdhenj: Elhaida Dani, Alban Skënderaj, Mira Konçi dhe Anxhela Peristeri, të cilët do të sjellin performanca spektakolare që do ta çojnë atmosferën në kulm.

Një natë që nuk duhet humbur ku talenti, emocionet dhe ëndrrat përplasen në një spektakël të vetëm!

/tvklan.al