David dhe Marin Kerri janë dy vëllezër nga Elbasani, të cilën rrugëtimin ën “X Factor Kids” e nisën së bashku, por me qëllime të ndarë, secili synonte të ishte në fitues i garës.

Megjithatë në një përballje të vështirë mes dy vëllezërve, Marini nuk arriti që të vazhdonte më tej rrugëtimin e tij në këtë talent show, kurse David ndodhet sot në gjysmëfinalen e “X Factor Kids”.

Në këtë natë emocionesh, ai surprizohet nga vëllai i tij Marini, i cili akoma nuk e ka harruar eliminimin e pamëshirshëm… Në një letër plot emocione, ai i shpreh Davidit krenarinë dhe dashurinë e madhe që ndjen për të.

“Didi kështu të thërrisja unë kur isha i vogël. Po të shkruaj unë, vëllai yt, ai që eliminove nga gara pa mëshirë…pa dëshirë. Ndonjëherë ende më vjen inat kur e mendoj, por mbi atë inat ka diçka shumë më të madhe, dashuria e pafund dhe krenarinë që ndjej për ty vëllai im. Ne kemi qenë bashkë në këtë rrugë dhe ndoshta pikërisht sepse të kam parë nga afër, e di më mirë se kushdo se sa shumë ke dhënë për të arritur deri këtu.

Që nga dita e parë në skenë, ke treguar se sa shumë e doje, sa shumë punon për qëllimet e tua dhe se me disiplinë mund të ngjitesh mbi yjet. Dua të mbetesh Davidi im, Didi im, ai që më bezdis, që më qorton, që më këshillon, që ndonjëherë më lodh, por prapë mbetet njeriu tek i cili unë shikoj forcë, zemër dhe dritë. Asnjë moj lejo të zbehë atë që ti ke brenda. Ka njerëz që këndojnë bukur, por janë të rrallë ata që si ti këndojnë me shpirt. Ti je një njeri që këndon me shpirt shko këndoje për veten, për babain, për mamin, për mua, edhe për Elbasanin. E meriton! Love you bro!”,  shkruan Marini.

/tvklan.al