Pak e nga pak talentshow-t më të madh të në Shqipëri që promovon talentet e rinj “X Factor Kids”, po i afrohet fundit. Në këtë çerekfinale, pesë konkurrentë u ngjitën në skenë.
Teksa gara vazhdon të bëhet më e ashpër, konkurrenca mes më të mirëve shtohet, emocionet po ashtu. Këtë të premte, David Kerri, Nikol Çabeli, Kejsi Sinani, Alex Gjonaj dhe Eden Dani ishin top 5 konkurrentët e çerekfinales së “X Factor Kids”.
Por siç rregullat e programit e përcaktojnë një prej konkurrentë do duhet që të ndërpresë rrugëtimin në këtë talent-show.
Votat e publikut shpëtuan tre konkurrentët e parë që do të shkojnë në gjysmëfinale, Kejsi Sinanin, Alex Gjonajn dhe David Kerrin, kurse Eden Dani dhe Nikol Çabeli nga kategoria “junior” e Pirro Çakos, u përballën në një duet.
Vetëm njëra prej tyre do të kalojë në katërshen e parë të gjysmë finalistëve dhe ajo që vazhdon garën është Eden Dani, Nikol Çabeli ndërpret këtu rrugëtimin në “X Factor Kids”, por duke vazhduar ëndrrën e saj për muzikë.
“Të gjitha momentet ishin momentet më të bukura të jetës sime”, tha Nikol mes lotësh.
/tvklan.al







