Manchester City pritet të jetë përfituesi më i madh për pagesat që FIFA bën për lojtarët e grumbulluar në Botëror 2026 një turne i transmetuar nga TV Klan.

Sipas llogaritjeve të publikuara nga The Athletic, kampionët anglezë do të arkëtojnë rreth 4.4 milionë dollarë, duke kryesuar listën për të tretin Kampionat Botëror radhazi.

Pas City janë Barcelona dhe Bayern, respektivisht me 3.9 dhe 3.4 milionë dollarë.

Në dhjetëshen e parë ka skuadra nga Premier League, La Liga, Bundesliga, Liga e Parë Franceze dhe Serie A.

FIFA ka rritur ndjeshëm fondin e këtij programi, duke e çuar atë në 355 milionë dollarë, ose 70 për qind më shumë se në Botërorin e kaluar.

Nga kjo shumë 250 milionë dollarë do t’u shpërndahen klubeve që kanë patur futbollistë të grumbulluar në fazën finale të turneut, ndërsa 100 milionë të tjera do të ndahen për pjesëmarrjen e lojtarëve në ndeshjet kualifikuese.

Sipas parashikimeve klubet Europiane do të përfitojnë rreth 70% të fondit prej 250 milionë dollarësh, ndërsa zgjerimi i turneut me 48 kombëtare ka sjellë më shumë të ardhura edhe për konfederatat e tjera.

Pagesat llogariten duke u bazuar te numri i ditëve që futbollisti ka qenë i grumbulluar me përfaqësuesen.

/tvklan.al