Zlatan Ibrahimovic ka komentuar me tone të ashpra incidentet që shpërthyen pas finales së Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës.

Ish-sulmuesi suedez kritikoi hapur sjelljen e Leandro Paredes. Duke folur si analist për Fox Sports, Ibrahimovic iu referua përplasjes që ndodhi pas vërshëllimës përfundimtare, kur Paredes u përfshi në incidentin me Gavin dhe Eric Garcian.

“Parades mund të jetë i lumtur që nuk kishte asnjë lojtar si unë në fushë. Nëse do të kisha qenë atje, do ta kisha goditur me kokë dhe do të më kishin përjashtuar. Është mungesë profesionalizmi nga ana e tij”, tha Ibrahimovic.

Ibrahimoviç kritikoi gjithashtu mungesën e reagimit nga lojtarët e Spanjës ndaj sulmit të Paredes në stadiumin MetLife.

“Nuk e di se çfarë po bënin lojtarët spanjollë. Ata thjesht po qëndronin duke parë teksa një lojtar i Argjentinës godet shokët e skuadrës. Nuk i kuptoj”, tha Ibrahimovic.

Ai gjithashtu dha edhe një koment për kampionët e Botës, Spanjën.

“Fitoi futbolli. Mënyra se si luan Spanja, mënyra se si luajtën në këtë turne. Kur shikon futboll, kjo është ajo që dëshiron të shohësh. Fitoi skuadra që duhej të fitonte. Për Spanjën thashë që në fillim të Botërorit”, tha Ibrahimovic.

Ibrahimoviç ishte i ashpër herë pas here në këtë Botëror si analist, duke kujtuar komentet për anësorin e Anglisë Madueke për lojën e dobët apo kur iu tha meksikanëve që duhet të shijojnë takot pas eliminimit apo gjermanët të pinin birra të mërzitur kur i nxorri nga gara për trofeun Paraguaji.

Klan News

/tvklan.al