Moderatorja, Viola Spiro në emisionin “Kampionët e Botës” tha se dje fitoi futbolli i bukur.

Spiro shtoi se Spanja e meritoi fitoren dhe se Argjentina pati një rrugëtim më të thjeshtë dhe se lojtarët argjentinas në disa ndeshje kanë treguar sjellje antisportive.

Gjithashtu Spiro tregoi se bënte tifo për Anglinë në këtë botëror dhe Spanja ishte plani i saj B.

“Duket se ajo që dominoi dhe u përmbajt asaj që kemi thënë ka qenë Spanja. Më pëlqeu që fitoi futbolli i bukur. Futbolli i drejtë dhe qetësia dhe menaxhimi i ritmit apo vendosja deri në fund të një kampioneje të vërtetë siç është sjellë. Edhe në fushë dhe jashtë saj. Argjentina për mua ka patur një rrugëtim edhe më të thjeshtë por edhe më të çuditshëm apo më ndryshe nga ato që prisja unë nga kampionia që ishin në fuqi. Në momentin që nuk do të kenë më Messin dhe ky do jetë botërori i fundit i Messit, të paktën nuk duhej ta njollosnin këtë Argjentinë me sjelljen që bënë. Sepse nuk ishte vetëm ndeshja e djeshme, ka qenë vazhdimisht sjellja e tyre antisportive edhe në ndeshjet e tjera. Ndaj mendoj se Spanja e meritoi. Ishte plani im B në fakt, se unë këtë botëror do doja që Anglia ta kishte shijuar. Por prap Spanja e meritoi”, tha Spiro.

/tvklan.al