Gazetari Gentjan Alinani në emisionin “Kampionët e Botës” u shpreh se trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni nuk e kishte përgatitur siç duhej finalen ndaj Spanjës.
Sipas Alinanit, Scaloni ra “viktimë” e ideve të veta dhe se nga botërori i 2022 ku u shpall kampion bëri shumë pak ndryshime.
Alinani tha se Scaloni vendoi të luajë me të njëjtin grup si në botërorin e 2022 por kjo dha ndikim negativ edhe për faktin se Argjentina ishte një nga ekipet me moshën më të vjetër në këtë botëror.
“Në fakt që nga mënyra se si Argjentina e nisi ndeshjen, duket sikur nuk e kishte përgatitur ashtu siç duhet Scaloni. Lojtarët mesfushor qendre i kishte luajtur në krah. De Paul dhe McAllister vuajtën shumë dhe nuk u përshtatën dot asnjëherë gjatë ndeshjes. Dhe Scaloni është kryqëzuar edhe për faktin që ra “viktimë” e ideve të veta. Sepse nga Argjentina e vitit 2022 që fitoi botërorin bëri shumë pak ndryshime. Dhe ata lojtarë që mori në listë si Nico Paz, Ezekuel Palacios apo shumë lojtarë të tjerë nuk iu dha besim dhe luajti më të njëjtin grup. Argjentina është një nga skuadrat më të vjetra. Mosha mesatare 29.7 vjeç në mos gaboj. Dhe kjo gjë sigurisht që dha ndikim. Nuk kishte asnjë risi në krahasim me atë botëror. Kërkoi të shkonte me grupin që i dha lavdinë por këtë herë nuk i shkoi ashtu siç duhej dhe Messi me shumë mundësi mund të largohet. Mediat janë të sigurta që nuk do të vazhdojë më në kombëtare”, tha Alinani.
/tvklan.al







