Specialisti i futbollist, Arjan Peço në emisionin “Kampionët e Botës”, u shpreh se Spanja e meritoi fitoren sot në finale ndaj Argjentinës.

Peço shtoi se finalja e sotme ishte në nga finalet më të dobëta të gjithë historisë së botërorëve.

“Ndeshja e sotme ishte fitore e merituar e Spanjës. Argjentina që surprizoi në fillim të ndeshjes me tre ndryshime në krahasim me gjysëmfinalen. Ndoshta për ti bërë ballë pak më mirë Spanjës sidomos nga krahët dhe në mesfushë. Nga ana e saj Spanja luajti me të njëjtin formacion si në gjysëmfinale kundër Francës. Mendoj se në tërësi ishte një ndeshje që zhgënjeu. Një nga finalet më të dobëta të gjithë historisë së botërorëve. Ndeshja ishte e njëanshme, vetëm Spanja që mundohej të shënonte”, tha Peço.

Ndërsa trajneri i kombëtares U21, Alban Bushi theksoi se Argjentina kishte strategji që ta çonte ndeshjen tek penalltitë.  

“Spanja ishte shumë e fortë. Ne e dinim që ishte e fortë por jo kaq. Dmth ishte jashtëzakonisht e fortë dhe Argjentina për asnjë moment nuk doli në lojën e saj. Argjentina që kur u fut në minutat e para kishte një lloj strategjie për ta çuar ndeshjen tek penalltitë. Dhe lojtarët që kishte futur nuk ishin lojtarë që mund të merrnin pjesë në kundërsulm. Sepse të dy krahët i kishte të ngadaltë”, tha Bushi.

/tvklan.al