Analisti i futbollit, Armando Cungu në emisionin L’America u shpreh se e priste një dominim të Spanjës në finale ndaj Argjentinës.

Cungu shtoi se Spanja është një ekip që luan gjithmonë në sulm dhe ka një potencial shumë të madh.

“E prisja një dominim të Spanjës. Edhe nga mënyra se si Spanja luan futboll, patjetër pritet një ndeshje e tillë. Spanja është një ekip i cili luan gjithmonë në front. Duke presuar lart kundërshtarin. Dhe në momente që humb topin është e aftë për ta rikuperuar me të qindat e sekondit. Gjë e cila ia vështirëson shumë kundërshtarëve lojën edhe mundësinë për të sulmuar ekipin spanjoll. Për shkak edhe të cilësive teknike të jashtëzakonshme që kanë por edhe për shkak të lëvizjeve taktike e rrotacioneve që bëjnë janë shumë të vësëhtirë për ti marrë topin. Po ti shikosh edhe statistikat e ndeshjes janë stratosferike. Rodri lojtar i pagabueshëm në pasime. Kjo tregon shumë mirë potencialin që ka ekipi i Spanjës”, tha Cungu.

/tvklan.al