Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan, është i vendosur që Luis de la Fuente të vazhdojë në krye të përfaqësueses përtej Euro 2028, me synimin që ai ta drejtojë ekipin në Kupën e Botës 2030.

Sipas gazetës “AS” Louzan mendon se De la Fuente është njeriu i duhur për të udhëhequr projektin e Spanjës në një turne historik, që do të bashëorganizohet me Portugalinë e Marokun, por do të ketë edhe ndeshje në disa vende të Amerikës së Jugut.

Sëbashku me rinovimin e kontratës do të ketë edhe përmirësim të kushteve financiare si shpërblim për sukseset e arritura.

Luis de la Fuente që mori drejtimin e Spanjës në vitin 2022 ka fituar Europianin, Ligën e Kombeve dhe Botërorin.

Bisedimet për rinovimin do të nisin pas pushimeve të verës.

/tvklan.al