Analisti i futbollit, Ditmar Bicaj në emisionin L’America tha se fitorja në finalen e botërorit ishte totalisht e merituar nga Spanja.
Bicaj theksoi se në finale ishin dy shkolla latine të futbollit.
“Edhe treshja e gjyqtarëve ishte në lartësinë e duhur. Pra me një Vincic që mendoj që tregoi që e kontrollon edhe ai takimin që në minutat e para. Mund të bënte me rastin e McAllister diçka më mirë por u tregua i ashpë me argjentinasit që të jem i sinqertë në këtë finale ishin dy shkolla latine të futbollit. Pra një shkollë konservatore latine si Argjentina me shkollën latine moderne siç është Spanja. Pra po të shikoje Spanjën me shumë futboll modern, me shumë rrotacione, me vertikalizime. Ndryshe nga Argjentina që bazohej tek Messi por pjesa tjetër nuk kanë bërë thuajse asgjë vetëm mbroheshin. Futbollisti më i mirë nga Argjentina mendoj se ka qenë portieri Martinez. Ishte një finale totalisht e merituar nga Spanja”, tha Bicaj.
/tvklan.al







