Në një mbrëmje të mbushur me emocione të forta në gjysmëfinalen e spektaklit “X Factor Kids” në Tv Klan, Kejsi Sinani rrëmbeu vëmendjen e publikut dhe jurisë me një performancë që preku zemrat e të gjithëve.

E ngjitur në skenë me këngën “Hurt”, ajo solli një interpretim të ndjerë dhe të pjekur për moshën e saj, duke dëshmuar se talenti i saj shkon përtej kufijve të një gare.

Fjalët e jurisë ishin një dëshmi e qartë e ndikimit që Kejsi arriti të krijojë në sallë, ku emocionet u kthyen në protagoniste të vërteta të kësaj nate të paharrueshme.

Oriola Marashi: Kejsi është një vajzë super e disiplinuar dhe është aq perfeksioniste. Ke shkëlqyer si çdo natë. Edhe mua më mjafton që të më vijë emocioni dhe unë këtë emocion e mora nga ti Kejsi.

Pirro Çako: Po çfarë mund të presësh më shumë nga një vajzë 11-12 vjeç, sa është Kejsi. Ky është maksimumi i perfoimancës. Unë në një lloj mënyre jam fans i Kejsit. Më pëlqen shumë mënyra se si Kejsi këndon dhe shpresoj që të ketë një rrugëtim sa më të madh në muzikën shqiptare. Këta zëra që japin këto nuanca, mezi i presim, kështu që Kejsi të jetë një nga ato që do të bëjë një karrierë të gjatë. Bravo Kejsi!

Fifi: Unë shumë shpesh pas perfomancave i kam thënë Kejsit “I’m in love with your voice”. Sot çfarë ke bërë ti moj vajzë, është një nga emocionet më të bukura që kam përjetuar. Kjo këngë që ti këndove është dedikim për babin dhe teksa ti këndoje mu kujtua që kam tre muaj pa parë babin tim dhe më ka marrë shumë malli për të dhe “babi të dua shumë” dhe ti ma transmetove këtë emocion, që unë të kujtoja babin teksa ti këndoje. Shumë faleminderit!

Bojken Lako: Për Kejsin në mënyrë të veçantë kisha shumë emocion për këtë perfomacën e sotme, sepse ishte pak sëmurë dje dhe pardje. Kur e kam dëgjuar në prova, e kam pyetur shumë herë.  Ajo bëri variantin e vet dhe ai variant kishte shumë emocion në thelbin e vet.

/tvklan.al