Pak e nga pak talentshow-t më të madh të në Shqipëri që promovon talentet e rinj “X Factor Kids”, po i afrohet fundit. Në këtë çerekfinale, pesë konkurrentë vazhdojnë garën.

Teksa gara vazhdon të bëhet më e ashpër, konkurrenca mes më të mirëve shtohet, emocionet po ashtu.

Eden Dani u ngjit në skenën e “X Factor Kids” më këngën “Desert Rose”. Një perfomancë e cila, la pa fjalë anëtarët e jurisë dhe ngriti në këmbë një publik të tërë.

Oriola Marashi: Eden ishte e jashtëzakonshme! Do të të them vetëm një fjalë shumë të vogël përveçse ishe jashtëzakonshme, unë të shikoj ty në skenën e “Eurovision”.

Pirro Çako: Për mua performanca e Edenit sot, ishte një ëndërr.

Fifi: Jam pa fjalë!

Alketa Vejsiu: Nuk ka fjalë sot, pa fjalë. Kur fjalët përfundojnë do të thotë që emocioni është shumë i lartë.

Bojken Lako: Më vjen shumë mirë, që doli shumë mirë perfomanca e Eden, edhe ajo e kishte pak me frikë. Ashtu siç e tha edhe Oriola edhe me pjesën e të kënduarit me një stil tjetër, ishte shumë e plotë si perfomancë, tani merr vlerë edhe Eden në përgjithësi, që këndon në larmishmëri, sepse i kemi kërkuar edhe herët e kaluara që të këndojë pak rrok dhe kjo e përmbledh në një nivel shumë të mirë.

/tvklan.al