Nga poltroni i anëtares së jurisë në edicionin e shkuar, artistja e suksesshme Elhaida Dani ngjitet në skenën e magjishme të gjysmëfinales së X Factor Kids për të dhuruar një përformancë drithëruese me mbesën e saj Eden Dani.

Ajo i dhuron urimet dhe bekimet e saj të përzemërta mbesës së saj Eden për të rrëmbyer në mënyrë të padiskutueshme vendin e fitueses së këtij sezoni që promovon talente të rinj të skenës shqiptare.

“Të kërkoj falje që s’kam qenë prezente fizikisht se me zemër e me shpirt gjithmonë do të jem pranë teje. Ky ka qenë një nga momentet më të rëndësishme deri tani të jetës së Edenit dhe unë do kisha dashur të isha gjithmonë prezente por jam sonte dhe do jem gjithmonë pranë teje se të kam shpirt ”, i drejtohet Elhaida mbesës së saj, pretendentes për të fituar çmimin e madh.

Ajo gjithashtu i bën thirrje jurisë dhe publikut që Edeni duhet të fitojë sepse sipas saj Edeni ësht ënjë nga zërat më të fuqishëm, më të kompletuar, më të bukur të brezit të ri.

“Këtë e them jo si halla e Edenit, këtë e them si profesioniste dhe besoj çdo njeri e kupton dhe e di”

E pyetur nga Alketa Vejsiu në lidhje me një faktor gjenetik për talentin e tyre, Elhaida pranoi buzagaz:

“Duhet të pyesim për këtë se tani filloi të bëhët e dyshimtë situata.”

Elhaida bëri të ditur se po vazhdon turin e saj dhe se ishte shumë e lumtur që suportoi mbesën e saj në rrugëtimin e saj të shkëlqyer ne X Factor Kids.

/tvklan.al