Një natë që premton të mbetet gjatë në kujtesën e publikut shqiptar po afron! Këtë të premte, më 27 mars, skena e X Factor Kids në Tv Klan ndizet nga emocione të papërshkrueshme, ndërsa gjysmëfinalja e madhe sjell jo vetëm garë të fortë, por edhe momente që prekin zemrën.
Surpriza më e madhe kësaj mbrëmjeje është dueti që rrallëherë ndodh në skenë: Elhaida Dani ndan skenën me mbesën e saj, Eden Dani. Një moment sa artistik aq edhe emocional, ku muzika bashkon jo vetëm zërat, por edhe lidhjen e fortë familjare.
Një interpretim që rrëqethi publikun dhe jurinë, ky duet vjen si një “bekim” simbolik nga një artiste e madhe për një yll në ngjitje. Një përqafim nëpërmjet muzikës…
/tvklan.al







