Analisti i futbollit, Erjon Xhafa në emisionin L’America tha se sot në finalen e botërorit, veçoria është kalimi i stafetës nga Messi tek Yamal.
Xhafa theksoi se pritet që Yamal të jetë në hapat e yllit argjentinas.
“Para se të merremi specifikisht me ndeshjen, unë besoj se ka një veçori edhe si një kalim stafete nga Messi tek Yamal. Messi doli tek Barcelona, sot Yamal është ylli i Barcelonës. Mosha e Messit 39 vjeçare, dhe Yamal ylli i ri që presim të jetë në hapat e këtij lojtari që 20 vjet na mbajti me nivele të jashtëzakonshme. Kështu që edhe kjo është një veçori shumë e bukur e kësaj ndeshjeje”, tha Xhafa.
/tvklan.al







