Specialisti i futbollit Ditmar Bicaj, i ftuar në emisionin L’America në Tv Klan komentoi ndeshjen e somte të luajtur mes Francës e Marokut, ku fitues dolën “gjelat”.

Bicaj u shpreh se Maroku ishte në ditë të keqe. Ai shtoi se Maroku nuk gjeti dot një rrugë për t’u përballur me Francën, pasi francezët janë “vrasës”.

Ditmar Bicaj: Mendoja se Maroku mund t’ja dilte, por kishte përballë një Francë, që është makineri e vërtetë. Maroku ishte në ditë të keqe, por Bono ishte një hero.

Maroku e kishte përgatitur ndeshjen që të qëndronte në pritje, por se Francës nuk ke çfarë t’i bësh. Me Francën nuk luan dot as përballë, sepse është vrasëse.

/tvklan.al